Koleksioni pranveror 2012 UGG

Nëse jeni edhe ju admirues i markës UGG, ju këshillojmë t’i hidhni një sy koleksionit pranveror 2012.

Si gjithmonë, kjo firmë na surprizon me dizenjot e saj të hatashme dhe shumë të rehatshme.

Modelja Elsa Hosk ka pozuar për të reklamuar modelet e këtyre këpucëve të mahnitshme, duke ju rikthyer modës së viteve 1940. Me flokët bionde dhe me buzët e kuqe, ajo duket si një ëngjëll.

Gjithashtu në koleksion përfshihen edhe atlete të formave të ndryshme, me ngjyra të ëmbla që shkojnë pothuajse me çdo veshje. Këtij koleksioni nuk ka se si t’i mungojnë edhe çizmet karakteristike të kësaj firme kaq popullore.

 

Komento