Kolla: Shurupet nuk duhen marre pa keshillen e mjekut

Kurat e duhura për kollën shpesh janë të vështira për t’u përcaktuar. Por episodet rastësore nuk duhet t’ju shqetësojnë: brenda pesë-gjashtë ditësh zgjidhen vetë pa ndihmën e ilaçeve. Asnjëherë antibiotikë, qetësues dhe ilaçe pa këshillën e mjekëve. E thatë, me sekrecione dhe shpesh shumë shqetësuese.

E rëndësishme është të mos e nënvlerësosh, por të përpiqesh t’i kuptosh shkaqet, sepse vetëm kështu mund të luftohet në mënyrë korrekte. “Kolla është një refleks i mbrojtjes së organizmit për të hequr në mënyrë eksplozive një substancë irrituese nga rrugët e frymëmarrjes.

Zakonisht pacientët preken në muajt e ftohtë të dimrit dhe kjo varet nga indeksionet virale”, shpjegon Giorgio Walter Canonica, drejtor i klinikës së sëmundjeve respiratore dhe alkergologjike në Universitetin e Xhenovas. Kollitja është metoda me anë të së cilës organizmi eliminon papastërtitë nga mushkëritë dhe rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Gjithashtu mund të vijë si reagim ndaj ndonjë ngacmimi në rrugët ajrore.

Kolla nuk është sëmundje, por shpesh rëndësia e saj mund të përcaktohet vetëm kur zhvillohen simptoma të tjera. Ka shumë shkaktarë, të cilët nxisin kollën siç janë sëmundjet virale. Është normale të keni kollë kur jeni ftohur. Shpesh kollitja nxitet nga gëlbaza që kalon poshtë në fyt. Edhe infeksionet e mushkërive ose të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes mund të shkaktojnë kollë. Kolla kronike mund të jetë simptomë e pneumonisë, bronkitit, tuberkulozit etj., por edhe shenjë që keni ndonjë infeksion ose se po prekeni nga sëmundja obstruktive pulmonare kronike. Gjithashtu kolla mund të jetë simptomë e refleksit gastroezofageal dhe t’iu zgjojë nga gjumi: zbrazjet e hundës bien poshtë në fyt. Kjo mund të shkaktojë kollë të vazhdueshme ose ndjesinë sikur keni nevojë vazhdimisht të pastroni fytin. Pas ftohjes, kolla e thatë mund të zgjatë disa javë më shumë se sa simptomat e tjera dhe shpesh përkeqësohet natën. Por mjekët thonë se episodet e rastësishme (kolla akute) nuk duhet t’ju shqetësojë: brenda 5-6 ditëve kalon vetë dhe me ndihmën e ilaçeve kundër kollës, me të cilën nuk duhet të abuzosh dhe që në mënyrë korrekte duhen marrë vetëm pasi të jesh konsultuar me mjekun apo farmacistin.

Shumë shpesh njerëzit mendojnë se kolla mund të jetë edhe treguesi i një sëmundjeje të rëndësishme. “Një kollë e vazhdueshme për shumë vjet është konsideruar një kambanë alarmi për astmën, por në të vërtetë ka edhe shkaqe të tjera që janë edhe refluksi gastroezofageal dhe sëmundja obstruktive pulmonare kronike (Bpco).

Në rastin e refluksit, kolla i detyrohet irritimit të mukozës respiratore të provokuar nga ngjitja e materialit acid nga stomaku deri në fyt. Bpco është një sëmundje ku kapaciteti respitaror ulet në mënyrë progresive për një bronkit kronik, në enfizemë apo të dyja bashkë. Ata që vuajnë, shpesh duhanpirës ose ish-duhanpirës, kanë kollë kronike, rrufë dhe vështirësi respiratore. Por kolla kronike mund të jetë edhe alarmi i një tumori në mushkri, mbi të gjitha, sidomos nëse vihen re ndryshime, për shembull kolla e thatë bëhet me sekrecione apo e kundërta”. Por ajo që mundon më shumë njerëzit sot është të kuptuarit e shkakut të kollës. “Nëse ka nisur kohët e fundit dhe është e thatë, ka shumë mundësi që është shkaktuar nga infeksione të rrugëve të frymëmarrjes, por mund të jetë edhe efekti anësor i ndonjë ilaçi.

Kolla me sekrecione të verdha në jeshile është tipike e Bpco dhe të bronshitit akut, ndërsa nëse shkaku është astma, kolla mund të jetë si e thatë, me sekrecione, por këto të fundit janë me ngjyrë të qartë për shkak të mungesës së baktereve. Nëse kolla zgjat për shumë kohë dhe përsëritet shpesh është mirë të shihen testet e alergjisë, spirometria apo analizat specifike për shkak të frikës të refluksit të ezofagut. “Sapo kolla nis nuk duhet të marrim menjëherë shurupet që gjenden lehtë nëpër farmaci, duke rritur edhe rrezikun e efekteve të padëshiruara.

Qetësuesit e kollës, për shembull, nëse nuk përdoren në mënyrë korrekte mund t’i shtojnë dyfish problemet. Nëse ky problem nuk zgjidhet brenda pesë apo gjashtë ditësh është më mirë të konsultohesh me një mjek për shkaqet dhe zhdukjen e problemit që nga rrënjët”.

Komento