Konsumimi shumë i kripës iu bën obezë

Konsumimi shumë i kripës iu bën obezëKonsumimi I kripës mund të jetë shkak për të qenë obezë, pavarësisht se sa kalori konsumoni ju gjatë ditës.

Shkencëtarët britanikë zbuluan se çdo gram shtesë kripe që një person konsumon çdo ditë, rrit rrezikun e tyre për të shtuar në peshë, me 25%.

Edhe pse studiuesit gjatë eksperimentit morën parasysh totalin e ushqimit që individët kishin konsumuar, kripa sërish ndikonte në shtimin në peshë të një personi.

Mjekët gjithashtu mbrojnë tezën e hershme se kripa rrit presionin e gjakut dhe e bën atë një faktor rreziku për sëmundjet e zemrës.

Rezultatet e këtij studimi janë publikuar në revistën e shëndetit “Hypertension”.