Konsumoni këto, mbrojeni lëkurën!

Konsumoni këto, mbrojeni lëkurën!Ju mund të harxhoni gjysmën e pagës në serume e kremra, por asnjë nga këto nuk do të ndihmojë më shumë se ushqimi miqësor ndaj fytyrës.

Natyrisht, lëkura juaj merr mjaft elemente ushqyese nga racionet që hani, por ja edhe disa që posaçërisht ju ndihmojnë për ta bërë lëkurën të fuqishme, të gjallë. Në vazhdim do të paraqesim ushqimet që ndikojnë pozitivisht në lëkurën tuaj:

– Brokoli: Kjo perime është e pasur me vitamina A, C, dhe K (mes ushqyesve të tjerë të shumtë), kjo bimë bën shumë punë të mirë. Vitamina A ul prodhimin e yndyrës, vitamina C është antioksidant i fuqishëm dhe vitamina K mund të ndihmojë ta parandalojë mavijosjen. Pra, çfarëdo që ju shqetëson kjo bimë mrekullibërëse mund të jetë pikërisht ajo çfarë ju përshkruan mjeku. Falë përbërësve që i posedon brokoli, pra është i dëshmuar si në aleat i mirë për lëkurën tuaj.

– Shafrani dhe vaji i lulediellit: Acidet omega-6, siç janë linoleiku, janë gjithashtu të rëndësishme për lëkurë të shëndetshme dhe gjenden në vajin e bimëve. Sikurse omega-3, ata ndihmojnë në parandalimin e lëkurës së thatë dhe inflamacionit; janë po ashtu esencialë për formimin e hormonit të prostaglandisit, që mban të gjitha qelizat e trupit të funksionojnë mirë. Derisa shumë ushqime përmbajnë omega-6, madje nganjëherë në nivele të larta, puna është t’i marrim ato të shëndetshmet e jo të pashëndetshmet, siç janë yndyrat e hidrogjenizuara. Provoni ta fërgoni salmonin apo brokolin në pak yndyrë të shafranit, vaj të lulediellit dhe dyfisho përmirësuesit e lëkurës suaj.