Koordinimi i nuancës së flokut me make up-in

make upËshtë më se e dukshme që të shkosh nga bionde në brune ose dhe e kundërta mund të kërkojmë ndryshim edhe tek tonet qe ju perdorni per make up-in tuaj.

Jo të gjitha nuancat e make up-it shkojnë me ngjyrat e flokut dhe ndonjeherë do të jete e vështirë të thyeni zakonin e përdorimit të toneve me të cilat jeni mësuar.

Nxirrni konkluzionet me ndihmen e ketyre hapave te thjesht:

Nuk ka rëndësi nëse jeni jashtë saj apo jo, ndryshimi i ngjyrës suaj të deshiruar mund të ndryshojë mënyrën e shfaqjes se kompleksit tuaj.

Përpara se te vendosni te ndryshoni ngjyren e flokëve keni parasysh dhe ndryshimin e paletes tuaj te make up-it.

Make up-i per brunet

Tek ky tip floku mund të aplikohet make up në përzirje pamjesh. Shtoni tone të thella tek pjesa e mollëzave dhe buzëve për t’i nxjerrë. Nuancat e ngjyrës së buzëve variojne tek roza, roza e thellë, roza e mbyllur dhe e kuqe. Pluhura metali dhe kafe shkojnë së tepërmi tek syte e nje pamje seksi dramatike.

Make up-i per flokët e kuqe

Qëkur keto nuanca krijojnë një kompleksitet të ngrohtë, po kështu duhet të ndodhë edhe pas aplikimit te make up-it.
Nuancat e make up-it të syve duhet të perfshijë jeshile, te kuqe dhe nuancat e arta.

Aplikimi i rozës në kafe, ose nuancat e mesme te ngjyrës kafe tek pjesa e mollëzave dhe synoni drejt se kuqes, rozes, ngjyrës pjeshkë, kafe e hapur për buzet.

Make up-i për bjonde

Pavarësisht nuancave të bjondes duhet të synohet tek butësia e nuances se make up-it.
I qëndroni larg nuancave të errëta të mollëzave, buzëkuqit dhe pluhurave të syve.
Gjithashtu edhe penelit të zi i cili mund të jetë tepër i rëndë.Ndërkohe tentoni nuancat e rozës së zbehtë rreth syve si dhe kafen e erret përdoreni per penelin dhe rremelin.
Për buzët nuance rozë, pjeshkë do te jenë më mirë.
Roza e zbehte dhe roza nuance pjeshke do të duket mire tek mollëzat.

Make up-i për floket gri
Per ato që po thinjen, thinjat mund t’ju japin nje pamje joshëse.Megjithatë kjo ngjyrë flokesh ka mënyren e vet specifike.
Ndriçojeni fytyrën duke aplikuar ngjyra të ftohta.
Nuancat e bardha dhe gri duken më mirë në këtë look duke shtuar ndërkohe dhe penelin.
Për buzet aplikoni nuanca korali, të kuqe dhe rozë pasi ato krijojne më efekt, për mollezat nuanca më të kuqe.
Ndërkohe qe koordinoni ngjyrën e flokut me ngjyren e make up-it të mos harroni vetullat.
Për flokë me ngjyrë delikate ju thjeshtë mund të perdorni për fytyrën pudër ose laps për vetullat.