Kosi miku më i mire kundër gripit

Kosi, me anë të baktereve të dobishme që përmban, ndihmon në luftimin e gripit sidomos gjatë muajve të dimrit, theksuan shkencëtarët.

Në një studim të zhvilluar nga mikrobiologët e Universitetit Ghent, shkencëtarët kthyen bakteret që gjenden zakonisht tek kosi në plumba prej argjendi të cilët eliminojnë viruset.

Më pas testuan bakterin e mbështjellë me plumb kundër neuroviruseve që shkaktojnë viroza me të vjella dhe arritën në përfundimin se bakteri çaktivizon aftësinë e virusit në përhapjen e infeksionit.

Sipas specialistëve të pranishëm në takimin e titulluar “Society for Applied Microbiology”, kosi është një ndihmës i mire në luftën kundër gripit, ftohjes dhe llojeve tjera të virusit. Specialistët theksuan se këta baktere mund të përdoren në sprajtet e hundës, në sapunët e lëngshëm dhe në filtrat e ujit për të penguar përhapjen e virusit./Start/

Komento