Krehja e flokëve

krehja e flokëveJu pëlqen edhe ju ndjesia që keni në kokën tuaj  sapo dilni nga salloni i  bukurisë? Atëherë ne sot do t’ju japim disa këshilla se si të keni atë ndjesi edhe kur të dilni nga shtëpia.

Është shumë e rëndësishme që pas larjes së kokës ju të dini ti thani flokët tuaj në mënyrë profesionale me tharësen e flokëve.

Një ndër gabimet më të mëdha që zakonisht ne bëjmë është të mos i lyejmë flokët me kremin mbrojtës. Ai jo vetëm që i jep flokëve shkëlqim por edhe i mbron ato nga djegia.

Kur i thajmë flokët me tharëse duhet me doemos ti ndajmë ato në seksione të vogla në mënyrë që ta kemi më të lehtë ti thajmë dhe ti krehim vetë ashtu siç duhet, ndarja e flokëve në seksione do ju ndihmojë të keni rezultate më të mira.

Koka e tharëses duhet të mbahet në mënyrën e duhur, për kontroll maksimal dhe  shpejtësi gjatë krehjes.

hair-dryer-diagram

Zgjedhja e furçes për krehjen e flokëve të tu është gjithashtu tepër e rëndësishme, mos zgjidhni furçe flokësh që i kanë dhëmbëzat metali, pavarësisht se i drejtojnë më mirë flokët, i dëmtojnë shumë më tepër se një furçë me dhëmbëza më të buta.

Duhet gjithmonë ti thani flokët plotësisht që të arrini të keni flokë të lëmuara dhe të derdhura.

Komento