Krem per cdo moshe

+ 20 Lufto yndyrnat

Niveli i hormoneve rritet rreth te 20-ve, duke nxitur lekuren te prodhoje me shume yndyrna dhe zmadhon poret. Zgjidhja: pastroni lekuren, ushqjeni me vajin tonifikues Keihl, i cili redukton shkelqimin e tepert, ndersa serumi korigjues Clinique, fale ekstrateve te rozmarines dhe acidit salicilik ngushton poret.

+ 30 Parandalo rrudhat

I keni vene re rrudhat e vogla rreth syve, nje dhurate e periudhes se plazhit gjate adoleshences. Zgjidhja: Rrisni SPF gjate dites dhe perdorni ushqyes retinoli gjate nates.

+ 40 Njollat kafe

Ne kete moshe shfaqen njollat kafe dhe kjo ndodh pasi melanocitet, qelizat qe prodhojne pigmentin ne epiderme shumefishohen. Zgjidhja: Colbert MD Intensify Facial Discs, rigjeneron qelizat, rrit shkelqimin dhe nderton kolagjenin.

+ 50 Forco lekuren e holle

Ne kete periudhe ulet niveli i estrogjenit, duke e bere lekuren me te holle dhe te thate, prandaj duhet kremi hidratues. Zgjidhja: La Roche-Posay Hydraphase Intense ushqen intesivisht epidermen, ndersa L’Oreal Paris Age Perfekt Hydra-Nutrition rrit densitetin e lekures ne zonen e fytyres, qafes dhe mjekres.

+ 60 Koha per terheqje

Ne kete faze eshte e domosdoshme te rrisni kujdesin ndaj lekures me nje arsenal produktesh kozmetike qe tentojne volum, prandaj zgjidhni ato me baze botanike. Zgjidhja; Lancom fale formules me silic reagon menjehre duke e terhequr lekuren, ndersa berthamat e kamomilit tek Jurlique e qetesojne ate./ikub/

Komento