Krem universal

Lufton yndyrat – Niveli i hormoneve rritet rreth moshës 20-vjeçare, duke nxitur lëkurën të prodhojë më shumë yndyra dhe zmadhon poret.

Zgjidhja: pastroni lëkurën, ushqeni me vajin tonifikues “Keihl”, i cili redukton shkëlqimin e tepërt, ndërsa serumi korrigjues “Clinique”, falë ekstrakteve të rozmarinës dhe acidit salicilik ngushton poret.

Parandalon rrudhat – I keni vënë re rrudhat e vogla rreth syve, një dhuratë e periudhës së plazhit gjatë adoleshencës.

Zgjidhja: Rrisni SPF-në gjatë ditës dhe përdorni ushqyes retinoli gjatë natës.

Njollat kafe

Në këtë moshë shfaqen njollat kafe dhe kjo ndodh pasi melanocitet, qelizat që prodhojnë pigmentin në epidermë shumëfishohen.

 Zgjidhja: “Colbert MD Intensify Facial Discs” rigjeneron qelizat, rrit shkëlqimin dhe ndërton kolagjenin.

Forcon lëkurën e hollë

Në këtë periudhë ulet niveli i estrogjenit, duke e bërë lëkurën më të hollë dhe të thatë, prandaj duhet kremi hidratues.

Zgjidhja: “La Roche-Posay Hydraphase Intense” ushqen intesivisht epidermën, ndërsa “L’Oreal Paris Age Perfekt Hydra-Nutrition” rrit densitetin e lëkurës në zonën e fytyrës, qafës dhe mjekrës.

Koha për tërheqje

 Në këtë fazë është e domosdoshme të rrisni kujdesin ndaj lëkurës me një arsenal produktesh kozmetike që tentojnë volum, prandaj zgjidhni ato me bazë botanike.

Zgjidhja: “Lancom fale formules” me silic reagon menjëherë duke e tërhequr lëkurën, ndërsa bërthamat e kamomilit tek “Jurlique” e qetësojnë atë.