Kremin e ri kundër rrudhave

“Estée Lauder” ka një armë të re për të luftuar krizat e lëkurës te femrat e moshës së mesme – kremin e ri kundër rrudhave “Resilience Lift Creme”.

Produkt i një kërkimi të ri (i cili tregoi se, derisa plaket, lëkura nuk mundet më që ta absorbojë dhe reflektojë dritën sikur lëkura e re, gjë që çon në humbjen e shkëlqimit), ky krem largon rrudhat dhe shenjat e tjera të plakjes.

Ekspertët e kësaj kompanie erdhën deri te ideja se, me kombinimin e tre përbërësve të veçantë: ekstraktit të planktonit, malakitit dhe mimozës – lëkurës i kthehet shkëlqimi i dikurshëm.

Këto të dhëna shkencore, të përkthyera në një gjuhë më të thjeshtë, nënkuptojnë se lëkura juaj do të lulëzojë dhe, kur të shikoheni në pasqyrë, do të mendoni se koha është kthyer prapa dhe se ju jeni përsëri 20 vjeçare.