Kremrat veprojnë më shumë nëse i përdorni me rend

Në mënyrë që cilido preparat kozmetik të depërtojë thellë në lëkurë, më së shumti rëndësi ka bërja e pilingut. Kremin e parë që e aplikojmë më pas, më së miri do të thithet nga lëkura.

P.sh., nëse keni problem me puçrra, më së pari e veni kremin i cili i lufton ato, e më pas mund ta vini p.sh. kremin me faktor mbrojtës. Nëse i përdorni produktet për dy probleme, njërin vendoseni në mëngjes, e tjetrin para se të bini në gjumë.

Kështu do ta arrini efektin maksimal nga të dy kremrat. Marrë në përgjithësi, më mirë është që t’i vendosni kremrat nga më i lehti, te ai më i yndyrshmi.

Këtu bëjnë përjashtim kremrat me retionide, respektivisht me substanca për luftimin e rrudhave. Ata është më së miri të vihen pas kremrave të tjerë. Dermatologët preferojnë që fytyrën ta lajmë me ujë të vakët, e jo të ftohtë. Në këtë mënyrë e rrisim temperaturën e trupit, me çka vjen deri te hapja e poreve, e me këtë rritet edhe absorbimi i kremrave. Përbërësit e tyre në këtë mënyrë ndikojnë më me lehtësi në qeliza, sesa kur lëkura nuk është e nxehtë.

 

Për lëkurë të yndyrshme, kremrat me ujë

Para se të dilni për t’i blerë kremrat, duhet ta dini me saktësi se çfarë tipi të lëkurës keni – të thatë, të yndyrshme, të përzier, normale, apo të ndjeshme. Nëse keni lëkurë të yndyrshme, atëherë më së miri është të përcaktoheni për kremra që përmbajnë ujë, si dhe ta pastroni fytyrën dy herë në ditë. Lëkura e thatë ka më së shumti nevojë për hidratim, sepse është më e prira për paraqitjen e rrudhave.

Aromat sintetike, të dëmshme për lëkurën

Me kalimin e viteve, duhet të fillojmë me përdorimin e kremrave hidratuese, me përbërës sa më intensivë. Por, dermatologët sugjerojnë që t’u ikim kremrave me aroma sintetike, sepse ata janë shkaktarët kryesorë të reaksioneve alergjike.

 

Kremrat janë më të forta gjatë natës

Kremrat kundër rrudhave dobësohen kur ekspozohen në diell, prandaj më së miri është që t’i vini para rënies në gjumë. Gjatë fjetjes vjen deri te rritja e temperaturës së lëkurës, sepse gjaku qarkullon më shumë në të, gjë që mundëson një thithje më të mirë të produkteve kozmetike.

Komento