Krijohen rruazat e para artificiale të gjakut; ja cilat janë rezultatet

ruzatKrijohen rruazat e para artificiale të gjakut; ja cilat janë rezultatetNjë grup shkencëtarësh të Washington University School of Medicine di St. Louis kanë krijuar një gjak të ri artificial.

Bëhet fjalë për kapsula në trajtë pluhuri që kur shkrihen në ujë të nxehtë mund të përdoren për transfuzione gjaku. Kjo shpikje revolucionare do të shpëtonte jetën e mijëra njerëve në zonat e luftës apo në vende që preken nga katastrofat natyrore.

Rruazat e reja të gjakut janë projektuar për të qenë të përshtatshme me ato të qenieve njerëzore. Ato janë pak më të vogla se rruazat e kuqe normale dhe përbëhën nga proteina të hemoglobinës së purifikuar të njeriut, të veshura me polimer sintetik. Hemoglobina është komponenti i rruazave të kuqe të gjakut qe transporton oksigjenin në gjithë trupin. Veshja e tyre me polimer sintetik mundëson ekuilibrin dhe mirëfunksionimin funksioneve vitale dhe limfozike tek njeriu.

Rruazat e kuqe artificiale nuk do të mund të zëvendësojnë kurrë plotësisht rruazat natyrale. Edhe pse ato pasurojnë trupin me oksigjen, nuk do të mund kurrë të kryejnë funksionet të gjakut. Eksperimentet e para janë kryer mbi minjtë dhe kanë rezultuar të susksesshme. Pritet që pas një dekade këto rruaza artificiale të përdoren tek njerëzit.

Komento