Kthim në vitetë ’90

Artistja e njohur Alexa Chung ka treguar se sivjet është punuar shumë për ngritjen e tonit të ngjyrave e që është parë edhe gjatë Javës së Modës në Londër.

Megjithatë, ajo thotë se kjo paraqitje ka qenë paksa e dyshimtë gjatë kësaj jave, por stilet kanë qenë të ndryshme. Alexa nuk është i vetmi artist që ia ka zënë syri këto ndryshime në planetin e modës – po ashtu aty është zënë edhe Daisy Lowe. Më poshtë po sjellim disa nga gjërat që e kanë përcjellë këtë javë në Britani dh stilet e reja të stilistëve.

Trendi i vjetër

Jelekët dhe çantat e trasha. Të gjitha kanë qenë të dizajnuara në mënyrë perfekt dhe të veshura me fanella leshi. Çantat e trasha janë të zbukuruar me gjëra të ndryshme – por jo me najlon.

Trendi i vjetër përfshin edhe modën e Kylie Minogue, që është përshtatja e xhaketave dhe fermerkave me gjëra moderne. Këtu hynë edhe aksesorët e ndritshëm dhe me ngjyra, kryesisht natyrale.

Trend tjetër që po ashtu është i vjetër është ai i Spice Girls, i njohur me emrin gjysmë zhveshje. Vishen si tesha luksoze, si fabrikat fluturuese dhe kryesisht me pantallona dhe fustane për vajzat urbane.
Në fund, nga trendi i vjetër – i cili tashmë tregon se moda është kthyer jo shumë larg por në vitet e ’90 – janë mbathjet si të çiklistëve, sidomos për femrat ku kryesisht sugjerohen të përdoren tunika të veshura me funde të shkurtra.



Ndryshojnë modën sipas dekadave

Kohëve të fundit është vërejtur që stilistët e modës në Britani, Francë dhe Itali po ndryshojnë modën sipas dekadave. Përderisa në dekadën e fundit kishte dominuar moda e viteve ’70 dhe ’80, tani shohim trendin e ri, që është ai i viteve ’90. Madje, në Francë disa qytetarë i janë gëzuar këtij fakte, pasi që nga gardëroba e tyre kanë nxjerrë disa nga veshjet e tyre që i kishin veshur ato në vitet e ’90-ta.

Komento