Ku duhet të aplikohet bronzeri

bronzeriMake up-i na ndihmon që ti fshehim të gjitha të metat e fytyrës dhe të dukemi shumë bukur sidomos gjatë mbrëmjeve të verës.

Aplikojmë pudër dhe bronzer, penel, remel, hije për mollëzat, hije për sytë etj. Por a i aplikojmë në mënyrën e duhur?

Të kuqtë e mollëzave dhe bronzeri nuk janë njësoj. Bronzeri shërben për hijezim të fytyrës, kështu që nuk duhet të përdoret në vend të të kuqit të faqeve. Me anë të furçës së madhe bronzeri aplikohet në faqe nën mollëza, në ballë dhe në mjekër, e pastaj përdoret të kuqët e mollëzave në ndonjë nuancë më të freskët.

Mos e aplikoni bronzerin në të gjithë fytyrën tuaj. Duhet të aplikoni bronzerin në të gjitha zonat e lëkurës ku dielli ju puth!

 

Komento