Kujdes, këto ushqime dëmtojnë dhëmbët e fëmijëve

Kujdes, këto ushqime dëmtojnë dhëmbët e fëmijëveQë të ruani shëndetin e dhëmbëve të fëmijës tuaj mos e lejoni atë të konsumojë shumë nga këto ushqime:

1) Frutat dhe lëngjet e frutave

Frutat, lëngu dhe tuli i tyre janë disi të dëmshme për dhëmbët e fëmijëve. Padyshim, frutat bëjnë mirë nëse do të konsumohen çdo ditë, por pa e ekzagjeruar, por edhe lëngu i tyre nuk duhet të bëhet me sheqer.

2) Pijet e sheqerosura

Pijet e sheqerosura me acid dhe të gazuara duhet t’ua ndaloni totalisht fëmijëve. Do të ishte më mirë që t’u jepni një gotë qumësht.

3) Lëngje “të buta”

Pijet e ëmbla apo të gjitha pijet e “buta”, mund të shkaktojnë karie për një kohë të gjatë. Fëmijët, për t’u hidratuar, duhet të konsumojnë sidomos qumësht dhe ujë.

4) Sheqeri dhe mjalti

Sheqeri dhe mjalti, veçmas, apo të hedhur në ushqime apo pije për të ëmbëlsuar ato, janë vërtet të dëmshëm. Shumë i rrezikshëm është edhe zakoni i hedhjes të mjaltit te biberoni, sepse në këtë mënyrë krijohet një varësi e vështirë për t’u ndalur.

5) Çokokremi

Ëmbëlsirat, reçelet e frutave, mjalti, kremërat dhe veçanërisht çokokremi duhet t’u ndalohen rreptësisht fëmijëve. Për ndonjë mes-vakt, të vegjlit duhet të konsumojnë kos natyral me ndonjë fetë frute të freskët.

6) Karamelet

Karamelet dhe ëmbëlsirat janë të rrezikshme jo vetëm për konsistencën e tyre, por edhe për sheqerin që përmbajnë. Ndaj mbaini fëmijët larg tyre.

7) Çokollata

Çdolloj çokollate është e dëmshme për dhëmbët e fëmijëve. Ndonjëherë do të ishte më mirë që t’i jepni vetëm ndonjë copë të vogël çokollate të pastër të errët.

8) Shurupi

Shurupi dhe ilaçe të tjera pediatrike me shtesë sheqeri, mund të shkaktojnë karie. Por nëse për arsye shëndetësore, fëmijët tuaj duhet të konsumojnë shpesh këto medikamente, zgjidhni ato lloj që janë pa sheqer.

9) Ëmbëlsirat e paketuara

Edhe ushqimet e paketuara nuk duhet t’u jepen të vegjëlve. Do të ishte më mirë një pjesë torte e përgatitur në shtëpi, e bërë me pak sheqer dhe me pak gjalpë.

10) Ushqimet me acid

Ushqimet që kanë shumë acid, sidomos frutat si agrumet, luleshtrydhet, domatet etj., duhet të mos konsumohen asnjëherë nga fëmijët tuaj, si për dëmtimin e dhëmbëve, ashtu edhe për shëndetin në përgjithësi.

Komento