Kujdes me mbjelljen e shpeshtë të thonjve

Kujdesi ndaj duart vjen më në shprehje tek femrat e këtu fjala është posaçërisht për thonjtë. Shumë femra zgjedhin që i “mbjellin” thonjtë në mënyrë artificiale në sallone të ndryshme manikyri.

Megjithëse thonjtë e gjatë e të bukur janë lakmi e shumë femrave, mbjellja e shpeshtë e tyre është e dëmshme, transmeton Indeksonline.

Për shkak të kemikale që gjenden në gjelin e thonjve, pas një kohe mund të fillojnë e të shfaqen kërpudha nën thonjtë tanë gjë që shkakton probleme për duart.

Që të mos përballemi shpesh me këtë problem, është mirë që të pauzojmë kohë pas kohe nga rregullimi i thonjve artificial.Dhe gjithmonë, mënyra më e mirë dhe e sigurt është rritja dhe mirëmbajtja e thonjve natyral me ndihmën e gjelit nëse është e nevojshme.

Komento