Kujdes me larjen e flokëve

Temperatura e ujit mund të ndikojë në mënyrën se si duken flokët tuaj. Kur bëhet fjalë për larjen e flokëve, disa persona e pëlqejnë ujin më të nxehtë, ndërsa disa më të ftohtë, në fakt, temperatura ideale është diku ndërmjet këtyre ekstremeve, dhe është më mirë që të lani flokët tuaj me ujë të ngrohtë.

Pse ujë të ngrohtë? Nëse uji është i ftohtë, nuk do të eliminojë yndyrën e tepërt, ndërsa në qoftë se uji është i nxehtë, lëkura e kokës do të fillojë të prodhojë sebum (sekrecion vajor) shtesë. Uji i ngrohtë lejon një pastrim efikas pa agresivitet dhe irritim ndaj lëkurës tuaj.

Pasi të jeni larë me ujë të ngrohtë është një ide e mirë për të përdorur ujë të ftohtë për shpërlarje, pasi kjo i ndihmon flokët tuaj të reflektojnë dritën më mirë.

Komento