Kujdes me prodhimet për peshëngritje

Administrata amerikane për barna dhe ushqim (FDA) ka tërhequr vërejtjen për këto prodhime, sidomos adhuruesve të peshëngritjes, sepse përmbajnë steroide dhe substanca të ngjashme

Agjencia, po ashtu, konstaton se disa prodhime shiten si substanca dijetare, por në të vërtetë nuk janë të vërtetuar dhe në mënyrë të rreme kanë markën e lartshënuar.

Prodhimet të cilat reklamohen si prodhime për peshëngritje dhe siç është e ditur ato përmbajnë asteroide apo disa substanca të ngjashme, janë ilegale dhe janë shumë të rrezikshme për shëndetin e njeriut. Ky paralajmërim vjen nga dr. Margaret Hamburg, komisare në  FDA, e cila po ashtu kishte shtuar se agjencia ka filluar të marrë masa për ta mbrojtur popullatën. 
Siç bën të ditur agjencia e lajmeve CNN, FDA ka dërguar një ‘letër paralajmëruese’, kompanisë,  ‘American Cellular Laboratories Inc; në të cilën thuhet se kjo kompani reklamon dhe shpërndan  këto prodhime, të cilat cilësohen si prodhime dijetare, por me përmbajtjen e tyre thyejnë kodin federal për ushqimin dhe nuk janë në pajtim me definicionin për ushqimin dijetar.

Ata thonë se për të përmbushur detyrimet e tyre për prodhime të shëndetshme, këto prodhime duhet të përmbajnë më shumë se një element dijetar, siç janë vitaminat, mineralet, aminothartira, si dhe ekstraktet bimore.

Me masën e ndalimin janë gjendur prodhimet mjaft popullore si:, TREN-Xtrem, MASS Xtrem, ESTRO Xtrem, AH-89-Xtrem, HMG Xtrem, MMA-3 Xtrem, VNS-9 Xtrem dhe  TT-40-Xtrem – kjo ishte bërë me ditur nga agjencia.

Në dy vitet e kaluara, agjencia kishte pranuar raporte të cilat në mënyrë direkte, për prodhimet e lartpërmendura, ku thuhet se ato kishin shkaktuar dëme serioze në mëlçinë e atyre që kanë përdorur këto prodhime.

Edhe pse deri më tash nuk është hasur në ndonjë dhimbje akute të mëlçisë apo raste të vdekjes, janë regjistruar shtrime në spitale të përdoruesve të këtyre prodhimeve me problemet në mëlçi. Agjencia porosit dhe paralajmëron që secili, që përdor substanca të dyshimta, t’i drejtohet mjekut menjëherë.