Kujdes nga gabimet gjatë aplikimit të maskarës

Kujdes nga gabimet gjatë aplikimit të maskarësAplikimi i maskarës është një pjesë shumë e rëndësishme e grimit. Natyrisht, jo të gjitha femrat janë profesioniste të grimit, andaj edhe disa gabime janë pothuajse të pashmangshme. Më poshtë kemi renditur gabimet më të shpeshta, që femrat i bëjnë gjatë aplikimit të maskarës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

1. Përdorimi i gjatë i maskarës

Njëri nga gabimet më të shpeshta është përdorimi i gjatë i maskarës. Zakonisht, maskara nuk mund të përdoret më gjatë se tre muaj, megjithatë përdorimi i saj gjashtë muaj pas hapjes, assesi nuk guxon të ndodhë pasi që, përveçqë thahet, tubi i maskarës bëhet vend i përshtatshëm për shumimin e baktereve.

2. Fjetja me maskarë

Fjetja me maskarë sjell dy probleme: qerpikët tuaj bëhen më të brishtë, andaj edhe mund të dëmtohen më lehtë dhe problemi i dytë është që të nesërmen, aplikimi i maskarës së re është një proces shumë më i vështirë, pasi që baza e maskarës paraprake, veçse e zënë vendin në qerpikë.

3. Aplikimi i maskarës vetëm në qerpikët e epërm

Nëse nuk trajtoni të dy anët e qerpikëve me maskarë, atëherë kurrë nuk do ta arrini dukjen e përkryer të maskarës. Është e rëndësishme që fillimisht t’i trajtoni qerpikët e epërm, e më pas ata të poshtëm. Gjithsesi, nuk duhet injoruar asnjëra palë e qerpikëve.

4. Mos lejoni që të thahet shtresa e parë, para aplikimit të shtresës tjetër!

Tharja e shtresës së parë të maskarës, para aplikimit të shtresës së dytë, është një recetë e një katastrofe. Natyrisht, ju mund të prisni pak në mes të aplikimit të shtresave, megjithatë, pritja e gjatë është shumë e dëmshme për qerpikët.

5. Tundja e brushës përbrenda shishes së maskarës

Zakonisht femrat kanë tendencë ta tundin brushën brenda kutisë së maskarës, mirëpo një gjë e tillë nuk është e mirë për maskarën. Në fakt, ndonëse kjo metodë përdoret për një qëllim krejtësisht të kundërt, tundja e brushës së maskarës bën që maskara të thahet më shpejt, për shkak se ajri shkon në brendësi të maskarës.

Komento