Kujdes si trajtoni një fëmijë me temperaturë të lartë!

Me arritjen e pranverës është shtuar edhe numri i fëmijëve, të cilët vuajnë nga kolla, teshtitja, rrjedhja e hundëve dhe temperatura.

Mjekët më shumë brengose rreth ngritjes së temperaturës, por sugjerojnë prindërit që të mos nxitojnë me ilaçet. Vetëm atëherë kur temperatura të jetë më e lartë se 38,5 duhet dhënë ndonjë shurup, i cili bazohet në peshën trupore të fëmijës.

Po ashtu, duhet freskuar fëmijën dhe dhënien e shumë lëngjeve, por fëmijën nuk duhet ngrohur kurrsesi e as dhomën ku gjendet. Sugjerohet pastrimi kohë pakohe, por me ujë të vakët. Nëse temperatura zgjat, fëmijën duhet dërguar tek mjeku.

Nëse vërehen simptoma të tjera po ashtu dhe kjo është vetëm ndihma e parë. Por, mbani mend, nëse bëhet fjalë për një foshnje një apo dy muajsh, nuk guxoni të prisni. Temperatura e lartë është një simptomë përcjellëse, shenjë që tregon se me fëmijën nuk është diçka në rregull. Prandaj, ju jeni ajo që mund të vëreni simptomat, por gjithnjë në konsultim me mjekun edhe ju mund t’ia ofroni ndihmën e parë në shtëpi.