Kujdes! Me “tester” rrezikoni lëkurën

Paketimi i produkteve në “tester” dhe më pas aplikimi mbi lëkurë i saj mund të rezultojë e dëmshme për lëkurën.

“Tester”, e njohur si produkte në provëz, mund të jenë të rrezikshme për lëkurën e çdo femre. Tendenca e kohëve të fundit ku çdo produkt kozmetik është lehtësisht i aksesueshëm përmes “tester”-ëve, mund të irritojë lëkurën për shkak të agjenteve mikrobik që ndodhen në atë moment në lëkurën e çdo njërit prej nesh, dhe veçanërisht tek femrat fenomen, ky shumë i përhapur. Provat Të pakta janë zonjat që do të kalonin para një vitrine ku shiten produkte kozmetike dhe nuk do të tundoheshin të provonin produktet e ofruara si “tester”.

Pamja e një produkti kozmetik lehtësisht të aksesueshëm fton këdo të provojë në fytyrën e vet një të kuq buzësh, fondotintë, rimel apo hidratues. Megjithatë, ne shpresojmë që pas leximit të këtyre pak rreshtave gjithkush do të mendohet dy herë para se ta bëjë një veprim të tillë.

Aplikimi në lëkurë i një produkt prove mund të jetë më i rrezikshëm se sa mendohet! Trendi Pavarësisht nga zbavitja që ofrojnë vitrinat e produkteve kozmetike, në realitet kampionët e provës janë të mbingarkuar me baktere, kërpudha ose mikrobe të tjerë (çka nuk është aspak zbavitëse). Në fushën e produkteve tester nuk janë bërë studime shkencore, por ka raporte të shumta të cilat tregojnë se gjatë provave ka pasur raste të infektimit me mikrobe realisht të rrezikshme. Kjo nuk ka përse të çudisë askënd. Të kuqin e buzëve apo rimelin mund ta kenë përdorur qindra gra të tjera me higjienë dhe gjendje shëndetësore krejtësisht të panjohur. Ndërsa konservantët të cilët ndodhen në produktet kozmetike arrijnë të pakësojnë ndjeshëm rrezikun e infektimit, efektiviteti i tyre ulet ndjeshëm me kalimin e kohës dhe ekspozimin ndaj mikrobeve të personave në ndryshëm.

Për më tepër, stabiliteti i konservantëve nuk është testuar asnjëherë kur produktet kozmetikë përdoren nga qindra përdorues të ndryshëm. Mendoni një situatë të tillë. A do të ishit të gatshëm që, në jetën e përditshme, të lejonit çdo person që kalon në rrugë të përdorë produktet tuaja kozmetike? Në fakt, kjo nuk ndryshon aspak nga përdorimi i produkteve tester në raftet e produkteve kozmetike. Problemi është më i madh në qendrat me frekuentim të lartë. Në këtë rast produkti përdoret aq shpesh sa konservantit nuk i jepet kohë as të veprojë duke vrarë apo neutralizuar mikrobet.

Është e nevojshme të evitohen të gjithë produktet tester? Fatmirësisht, zonjat ende mund t’i nënshtrohen tundimit të provës duke zbatuar disa parime që e bëjnë provën më të sigurt. Produktet Gjithmonë interesohuni nëse produkte të caktuara jepen në formë kampionësh prove. Shumë kompani, sidomos kur lançojnë produkte të rinj, shpërndajnë në njësitë e tregtimit tester në sasi minimale. Kjo është e vetmja mënyrë për të qenë të sigurt në testimin e produkteve kozmetike, ndonëse jo gjithmonë e disponueshme.

Produktet e kujdesit për lëkurën preferohet të testohen në duar dhe jo në fytyrë. Zakonisht, ngjyra dhe tonalitet janë ato që ju nevojitet te gjykoni pranë sportelit të shitjes, pasi efikasiteti nuk mund të gjykohet thjesht me një përdorim. Sa herë përdorni furça për aplikimin e produkteve kozmetike, dezinfektoni aplikatorin me alkool para përdorimit.
Sigurisht që duhet të prisni që furça të thahet para se të aplikoni produktin e provës. Qëndroni lart produkteve që shiten me kuti. Kjo këshillë vlen jo vetëm për produktet e provës, por në përgjithësi edhe për produktet e përdorimit personal. Rreziku i infektimit është shumë më i lartë kur përdoren gishtat për marrjen e produkteve (kryesisht atyre në formë kremi). Produktet që aplikohen me pompë, pikatore apo spray (sidomos në forma aplikimi që mbajnë

Komento