Kujdesi i duhur për buzët në vjeshtë

buzëtTani që po afron vjeshta dhe ditët e freskëta po vijnë.  Ka ardhur koha për ju të dashura femra që të merrni disa këshilla mjaft të vlefshme, të vlefshme për të gjitha pjesët e trupit, në mënyrë që kjo stinë t’ju gjejë sa më në formë të jetë e mundur.

Një kujdes të veçantë duhet të tregoni edhe për buzët tuaja. Duke qënë se është ftohtë ndodh që buzët tona thahen shumë shpejt.

Duhet që çdo herë të përdorim zbutësin e buzëve. Zgjidhni atë të duhurin dhe kujdesuni që ta keni gjithmonë në çantën tuaj. Zbutësi i buzëve është shumë i rëndësishëm për shëndetin e tyre.

Nëse gjatë gjithë kohës keni buzë të acaruara kjo ndodh sepse keni mungesë të dukshme të vitaminës B. Duhet të konsultoheni me me një dermatolog dhe të merrni disa ilaçe me multivitamina dhe minerale.

Pini shumë ujë për buzë të shëndetshme, dhe aplikoni xhel me aloe vera, ai do ju mbajë buzë të shëndetshme.