Kujdesi per duart

Teksa ideojme nje kartevizite i kushtojme shume rendesi detajeve . Ju ka shkuar ndonjehere ndermend se cila pjese e trupit tuaj sherben si kartevizite ne jeten e perditshme? Pergjigjen e gjeni te duart tuaja.

Jane pikerisht ato qe sherbejne si nje lloj kartvizite sepse vihen gjithmone ne dukje. Kjo e ben edhe me te rendesishme kujdesin qe duhet treguar per to si nga ana shendetesore edhe ajo estetike.

Hidratimi eshte nje nga proceset me te rendesishme per duart tona. Per te siguruar lekure sa me te bute duhet te perpiqemi te mos perdorim produkte agresive, por te perdorim dorezat prej gome.

Shume i domosdoshem eshte edhe aplikimi i skrapit dhe maskave hidratuese, njesoje si ne fytyre. Kjo do beje qe lekura e duarve te jete e lemuar dhe e njetrajtshme.

Nje kujdes i madh duhet treguar edhe per thonjte. Lima eshte objekti qe nuk duhet te mungoje asnjehere ne canten tuaj te kozmetikes. Thonje e limuar dhe te rregullt jane jo vetem te bukur, por praktik dhe higjenike.

Per te gjithe personat qe kane thonje te verdhe, tashme mund te rikuperojne ngjyren e deshiruar duke i trajtuar vazhdimishte me leng limoni. Gjithashtu duhet te shmangni manikyrin e erret dhe cigaret. Dhe se fundni nese keni probleme me thyerjen e thonjve keshillohet qe per nje perjudhe kohe t’i lini thonjte tuaj te pushojne, mos t’i lyeni me manikyr dhe mundohuni t’i trajtoni me kremra per forcimin .

Komento