Kujdesi për flokët gjatë verës

Hair Care in summerFlokët mund të dëmtohen lehtë gjatë verës andaj duhet t`i kushtoni kujdes të veantë.

Lagini flokët para se të shkoni në plazh. Në këtë mënyrë fundet e fijes se flokut do të mbyllen dhe nuk do të lejojnë kripën dhe klorin që të veprojnë mbi ta.

Vendosni një produkt të veçantë (leave on) para dhe pas plazhit. Roli i tij është që të mbrojë flokët nga dielli dhe kripa.

Mbroni ngjyrën e tyre. Me qëllim që të shmangni “incidente” të ndryshme, vendosni pak balsam ose i spërkasni ato me spraj për flokë të lyer para se të hyni ne det ose pishinë. Në këtë mënyrë kripa (ose klori) do të “rrëshqasin” mbi fijet e flokëve pa prekur ngjyrën e tyre.

Ulni temperaturen. Harrojeni tharësen e flokëve gjatë sezonit të verës. Flokët janë tepër të ndjeshëm në këtë periudhe. Nuk duhet t’i lodhni akoma më tepër.

Komento