Kujdesuni për dhëmbët, fytyrën dhe flokun me banane

Përdorimin e bananes e gjejmë në forma nga më të ndryshmet, ndërsa përdoret si një maskë për fytyrën, zbardhues dhëmbësh, si dhe një terapi për rënien e flokëve.

Lëvorja e bananes përdoret si shkëlqyes i këpucëve. Pas fërkimit të lëvores tek këpuca, fshijeni në fund me një leckë të bardhë.

Ndoshta mund ta keni dëgjuar shpesh dhe është shumë e vërtetë se bananen mund ta perdorim si zbardhues dhëmbësh. Mjafton vetëm të fërkoni pjesën e brendshme të lëvores me dhëmbët tuaj. Ajo përmban magnez, potasium dhe mangan, të cilat ndihmojnë në zbardhjen e dhëmbëve tuaj.

Tashmë është e vërtetuar se banania mund të jetë një maskë e shkëlqyer për fytyrën. Për një lëkurë më të butë e më të qetë, shtypeni bananen në një enë e më pas vendoseni në fytyrë. Lëreni 15-20 minuta, e më pastaj pastrojeni me ujë të ftohtë.

Në fund, por jo më pak e rëndësishme mbetet kujdesi ndaj flokëve. Ne fillim përzjeni bananen me kos e më pas vendoseni atë përzierje në lëkurën e kokës për të trajtuar rënien e flokut. Lëreni të thahet për disa minuta dhe pastrojeni më pas me ujë të vakët.

Komento