Kumbullat jeshile, ky frut i trupit dhe i shpirtit

Kumbullat jeshile, ky frut i trupit dhe i shpirtit Janë në sezonin e tyre, një ndër frutat më të pëlqyer dhe më të konsumuar në vend, kumbullat Shanine. Rrumbullake, në ngjyrë të gjelbër të shndritshme dhe me shije të thartë. Kumbullat Shahine e kanë sezonin e tyre në muajin maj, qershor dhe korrik.

Ky frut përdoret gjerësisht dhe në disa zona të Shqipërisë si bazë për përgatitjen e reçelit, ëmbëlsirave, madje dhe rakisë.
jë tjetër përdorim i rëndësishëm është dhe përdorimi i tyre në mjekësinë popullore pasi kanë aftësi të luftojnë aneminë, janë freskuese dhe një aleat i fuqishëm në përmirësimin e aparatit tretës dhe sidomos për pastrimin e mëlçisë.

Po kështu rregullojnë rrahjet e zemrës, ndihmojnë veshkën dhe stimulojnë funksionimin e mirë të zorrëve. Kanë një sërë lëndësh ushqyese dhe përmbajnë 8-20 për qind sheqer natyral, acide dhe pektinë. Kumbulla shahine përmban kalcium, magnez, kalium dhe hekur. Kjo kumbulla është e pasur me kalori, proteina dhe vitamina A, C, B6 dhe D.

Hani pak kokrra në ditë dhe kështu do të mbroni të gjithë organizmin, do të kini kocka më të forta, flokë dhe lëkurë rrezatuese.

Emri i tyre i vërtetë është “Janerik”, që vjen nga turqishtja dhe që përkthehet kumbulla e shpirtit. Këto kumbulla i shohim në treg që në fillim të muajit maj, por pjekjen e tyre të plotë e arrijnë pak më vonë, gjatë muajve të nxehtë të verës.