Kur dyshoni mbi dashurine e saj

Ne fillim ishim gjithmone bashke, pak rendesi kishte nese ishte shume e zene ose edhe une isha i zene, ne duheshim, kjo ishte e vetmja gje qe kishte rendesi.

Tani perpara se te takohemi, konsultohet me axhenden e saj, nuk e di nese me thote te verteten apo nese kjo eshte nje menyre per te krijuar distance.

Kur i flas per dyshimet e mia ngre supet dhe thote se, problemi eshte i imi, me mungesen e besimit tim kunder saj.  Nuk di me cfare te bej per te rigjetur ekuilibrin dhe intesitetin e humbur. Nuk e di me nese jam une ai qe e ekzagjeroj apo nese eshte ajo qe genjen. Cfare te beni?

Dyshime dhe xhelozia
Ne nje histori dashurie, asgje nuk ka me shkaterruese se dyshimet mbi sinqeritetin e tjetrit. E thene kjo, nese e dashura juaj ka ndryshuar sjellje eshte normale per te bere pyetje. Por ndoshta ajo me te vertete mund te jete me pak ne dispozicion. Aktivitetet qe ajo sakrifikoi ne fillim te marredheneis tuaj per t’ju dedikuar me shume kohe juve, tashme duhet t’i rifitoje. Duke mos llogaritur faktin se ajo eshte e sinqerte, ve ne rrezik historine tuaj, ndoshta nuk eshte momenti per t’i shtuar veshtiresive tuaja fillestare ne komunikim rrezikun e nje ndarjeje.

Sygjerojini partnerit tuaj me shume fleksibilitet ne takime tuaja, ne menyre qe ajo te mos ndjehet e stresuar per mbingarkesen e impenjimeve. Ndoshta e ka te veshtire te vere rregull ne jeten e saj: Respektoni perpjekjet e saj dhe tregojini asaj mbeshtetjen tuaj ne vend te qortimeve dhe te beheni armiku i saj. Sepse ajo ka nevoje per besimin tuaj dhe sigurisht i vjen keq qe nuk ka kohe per t’ju ofruar. Nga ju pret dashuri, jo dyshime.

Te verteta dhe genjeshtra
Mund te ndodhe se ajo nuk ka asnje presion nga jashte, por qe ndjen nevojen te beje nje bilanc te situates qe po jeton. Disa persona, te zhytur plotesisht nga furtuna e papritur e nje historia dashurie, kerkojne te rrine pak vetem me veten e tyre per te analizuar ndjenjat e tyre.
Ne qoftese ne nje periudhe kaq kritike per marredhenien tuaj ve ne dyshim besimin e saj duke imagjinuar se nuk po ju thote te verteten, rrezikon te gjykoheni keq.
Ajo mund te arrije ne perfundimin qe kjo marredhenie eshte shume shtypese dhe qe eshte mire te mbaje distance. Ne kete menyre, perpipuni te toleroni genejshtrat e saj te vogla, gjysem te vertetat e saj. Mos e bombardoni me pyetje. Lereni te lire te reflektoje dhe do te shihni se ne kohe te shkurter, do ta gjeni akoma me te dashuruar dhe e vendosur te coje perpara historine tuaj.

Komento