Kurrë pa krem pudër nën diell

Edhe pse zakonisht, preferoni një pamje krejt të pastër pa krem pudër apo pudra të ndryshme, në këtë rast ndryshoni zakonin tuaj.

Pak krem pudër është i domosdoshëm, sidomos për të mbuluar ato zonat me shkëlqim në hundë dhe në mjekër, që në foto bëhen më të dukshme. Por kujdes: trukimi i keq, pra përdorimi i pudrës shumë të errët është më keq se të mos trukohesh fare.

Duhet zgjedhur toni më i çeltë që të jetë e mundur. Në këtë mënyrë lëkura duket më e lëmuar dhe defektet mbulohen. E rëndësishme është që të përdoret kremi pudër apo dhe pudra në versionin kompakt, që ta përhapni me sfungjer të lagur. Por para se ta përdorni është mirë që të përdorni korrektorin për zonën e syve, shërben për të eliminuar hijet nga fytyra.

Mos e kaloni vetëm poshtë syve por kaloni pak dhe anash hundës dhe në ndonjë rrudhë të theksuar midis syve. Nëse shihni se hijet janë akoma të thella, shtoni akoma dhe pak pasi të keni vendosur kremin pudër. Në fund kaloni një pudër të lehtë pluhur pa frikë se do të dukeni të pluhurosura.

Komento