Kush është më i rrezikuar nga karcinoma?

Sipas studimit të botuar në revistën “Cancer Research”, ushqimet e pasura me proteina, e të varfra në karbohidrate, mund ta zvogëlojnë rrezikun e paraqitjes së karcinomës.

Llojeve të ndryshme të minjve, kërkuesit shkencorë u kanë implantuar qeliza të tumoreve njerëzore, apo të tumoreve të minjve dhe, më pas, i kanë ushqyer ata me lloje të ndryshme të ushqimeve: me ushqime tipike perëndimore (55% karbohidrate, 23% proteina dhe 22% yndyra), si dhe me ushqime të ngjashme me ushqimet e dietës “South Beach” (15% karbohidrate, 58% proteina dhe 26% yndyra).

Është vërejtur se qelizat tumoroze rriteshin shumë më ngadalë te minjtë e ushqyer me ushqime me një përqindje më të vogël të karbohidrateve.

Po ashtu, minjtë e predisponuar për karcinomë të gjirit, pasi që janë vënë në dy regjimet e lartpërmendura të të ushqyerit, me ç’rast është parë se personat që ishin ushqyer sipas menysë perëndimore, gati gjysma e tyre, gjatë vitit të parë ishin sëmurë nga karcinoma e gjrit, derisa nuk ishte sëmurë asnjë mi i ushqyer me dietë proteinike.

Komento