Kush jetojnë më gjatë meshkujt apo femrat?

Një studim i bërë kohët e fundit në Australi ka treguar se meshkujt mesatarisht jetojnë pesë vjet më pak se femrat. Shkaku kryesor i kësaj është pakujdesia e meshkujve për shëndetin e tyre.

Meshkujt janë më të rrezikuar nga paraqitja e kancerit, pijnë më shumë duhan, përdorin më shumë barna, kanë probleme me mbipeshën, por shkojnë më rrallë te mjeku sesa femrat.

Sipas Institutit australian të Mjekësisë, më shumë se 68 % e meshkujve kanë probleme me mbipeshën, 48 % kanë vështirësi psikike, kurse vetëm 5 % hanë ushqime të shëndetshme.

Ndërsa vitin që shkoi, vetëm 16 % e meshkujve kanë shkuar te mjeku për kontrolle. Instituti i Mjekësisë bën të ditur se rezultatet e këqija janë rezultat i disa faktorëve.

Për shembull, meshkujt nuk e lënë punën për të shkuar të mjeku, si dhe kanë turp që të bisedojnë rreth problemeve emocionale dhe seksuale, sidomos me mjekun.

Një gjë e tillë ndikon që meshkujt të shtypin problemet dhe dhembjet e tyre, duke mos shkuar me kohë te mjeku për parandalimin e sëmundjeve të ndryshme.

Komento