Ky është laksativi më i mirë natyral

Shumë faktorë mund të shkaktojnë kapsllëkun dhe tretjen aspak të mirë, e disa nga këta shkaktarë janë: mungesa e lëvizjes, stresi i tepërt, pesha, ilaçet, mungesa e vitaminave, mungesa e fibrave dhe ujit.

Të dhënat statistikore tregojnë se çdo e dhjeti person ka probleme me jashtëqitjen e parregullt dhe probleme me tretjen. Më së miri është të përdorni laksativ për zgjidhjen e këtij problemi, trasmeton gazeta Kosova Sot

LAKSATIVI NATYRAL

Që tani në mjekësinë moderne përdoren laksativ natyral për zgjedhjen e problemeve me kapsllëk dhe tretjen e keqe. Këtë laksativ e kanë përshkruar shumë mjekë pacientëve të tyre. Laksativi natyra – si ta përgatisni? Përbërësit: 150 gramë hurma, 150 gramë kumbulla të thata, 5 gota ujë të vluar. Mënyra e përgatitjes dhe konsumimi: I preni hurmat dhe kumbullat në pjesë të vogla, i vendosni në ujë dhe i zieni derisa masa të trashet. Do të fitoni rreth 20 lugë të këtij laksativit natyral. Mund ta konsumojnë personat e të gjitha moshave, më së miri ta konsumoni me kafjall, me drithëra me jogurt.

Komento