Ky është produkti ushqimor që ndihmon në shërimin e kancerit të mushkërive

Soja ka gjasa që të jetë efikase kundër kancerit të mushkërive, kanë zbuluar rezultatet e studimit të bërë në Kinë në 74.940 femra të cilat jetojnë në Shangai.

Kinezet që konsumojnë sojën në forma të ndryshme janë klasifikuar në tri grupe. Grupet janë caktuar duke u varur nga konsumimi ditor i sasisë së sojës (më se 115 gramë, më pak se 56 gramë dhe në mes të këtyre dy sasive).

Gjatë përcjelljes së gjendjes shëndetësore të femrave, mes tjerash, janë diagnostikuar 444 raste të kancerit të mushkërive. Rezultatet e para pak kohëve kanë zbuluar që në grupin e femrave të cilat më së shumti konsumojnë sojën kanë qenë 60 dhe 50 për qind të mbijetuarave pas 12 muajve, në krahasim me atë në të cilin gjenden femrat që konsumojnë pak sojë.

Është e qartë megjithatë që edhe estrogjenet, hormonet e femrave, kanë rol në zhvillimin e tumorit.

Komento