Lajthit e arrat, kikirikët për një jetë më të gjatë

Lajthit e arrat, kikirikëtSekreti i jetëgjatësisë është një pjatë me arra, lajthi dhe kikirikë.

Sipas studimeve të fundit është mësuar se njerëzit, të cilët konsumojnë këto fruta të thata kanë 50% më pak mundësi që të vdesin sesa personat që nuk i konsumojnë

Ekspertët e të ushqyerit dhe mjekët kanë tendencë t’i shmangen fjalës “superushqim”, ata preferojnë të flasin për dieta të shëndetshme të ekuilibruara.

Arrat janë të mbushura me antioksidantë që luftojnë kundër kancerit (molekula të cilat ndihmojnë shërimin nga sëmundjet e trupit dhe që mbrojnë qelizat nga dëmtimi) dhe janë të ngarkuar me minerale esenciale të tilla si: bakër, zink, hekur, magnez (të cilët ndihmojnë në mbrojtjen kundër humbjes së kujtesës dhe problemet me prostatën) dhe mangan, që është i nevojshme për organet që të funksionojnë në mënyrë efektive.

Arrat, lajthitë dhe kikirikët janë edhe një burim jashtëzakonisht i mirë i vitaminave E dhe B dhe përmbajnë acide yndyrore, të cilat kontrollojnë nivelet e hormoneve të stresit.