Lakra mbrojtëse ndaj rrezatimit

Lakra mbrojtëse ndaj rrezatimitLakra është një produkt bimor që mendohet se ka shumë rëndësi në mbrojtjen e njerëzve nga rrezatimi gjatë terapisë së kancerit.

Studiuesit pohojnë se një përbërës i nxjerrë nga perimet si lakra, lule lakra dhe brokoli, ka mbrojtur minj nga dozat vdekjeprurëse të rrezatimit.

Studimi i tyre sugjeron që përbërësi, tashmë i dëshmuar si i sigurt për njerëzit, mund ti mbroj indet normale gjatë terapisë së rrezatimit të kancerit dhe parandalon ose zbut mundimin e shkaktuar nga ekspozimi ndaj rrezatimit.

Më herët është zbuluar që përbërësi i njohur si DIM ose 3-diindolilmetan përmban karakteristika parandaluese të kancerit.

Komento