Lamtumire bindjeve te zakonshme

Për disa janë gjëra të zakonshme, për të tjerë legjenda metropolitane.

Të përbashkët kanë faktin se të dyja kanë një ndikim të jashtëzakonshëm mbi njeriun, saqë mund të transmetohen brez pas brezi, derisa sa mund të konsiderohen paksa nga të gjithë të vërteta të qëndrueshme.

Ka nga ata që u besojnë, sepse i kanë dëgjuar, të tjerët e bëjnë thjesht për trashëgimi kulturore. Më poshtë do të lexoni disa nga mitet që lidhen me temën e shëndetit, por që shkenca është përpjekur t’i sfidojë.

T’i presësh shpesh flokët ndihmon që të rriten më shpejt dhe më të shëndetshëm. Qethja zero favorizon rritjen dhe daljen e kaçurrelave
Jo, nuk është aspak e vërtetë. Së fundmi ky mit është përgënjeshtruar nga një studim shkencor. Fakti që një qime duket sikur rritet më e plotë, ndodh vetëm për arsye se është më e errët në krahasim me “të vjetrën”, sepse ende nuk është ekspozuar në diell. Madje as rruajtja me brisk nuk do t’i bënte më të dendura. Shpjegimi? Maja e flokut është pjesa më e dobët. Zakonisht ne jemi të prirur të mendojmë se floku dendësohet po të pritet shpesh, edhe pse numri i qimeve mbetet i njëjtë.

Të pish tetë gota ujë në ditë ndihmon në hidratimin e organizmit dhe luftimin e kapsllëkut
Jo, nuk është e vërtetë. Sipas studiuesve, kjo bindje nuk mbështetet nga asnjë provë shkencore. Për ta mbajtur trupin të hidratuar mjafton të pini normalisht ujë dhe të konsumoni sa më shumë fruta dhe zarzavate. Të gjithë e dimë se uji të bën mirë, madje këtë na e kanë përsëritur shumë herë dietologë, trajnerë e mjekë të ndryshëm. Duhet të jemi të hidratuar, sepse organizmi ynë mund t‘i zhvillojë më mirë funksionet e tij. Në këtë mënyrë lëkura dhe flokët janë më të fortë e më të shëndetshëm. Ndoshta shumë prej nesh ndjekin edhe tendencën amerikane, që kur dalin nga shtëpia marrin gjithmonë me vete një shishe uji. Shpesh kemi dëgjuar se kur bën vapë duhet të pimë sa më shumë ujë dhe se sasia minimale duhet të jetë 1.5 litra në ditë.

Për të pastruar veshin është patjetër i nevojshëm përdorimi i kunjave me pambuk
Jo. Duke i pastruar veshët në këtë mënyrë rrezikoni ta shtyni dyllin më në brendësi dhe ta ngjeshim më shumë. Rreziku është edhe më i madh nëse kjo procedurë aplikohet te fëmijët. Në këtë rast nuk bëni gjë tjetër veçse ua dëmtoni edhe atyre membranën timpanike. Por si t’ia bëjmë që ta mbajmë të pastër kanalin aurikular? Mjafton të përdorni produktet e duhura. Po kunjat me pambuk? Përdorini për të pastruar kërthizën.

Sauna ndihmon që të dobësohemi
Jo, dhe arsyeja është thënë shumë herë. Rënia e menjëhershme nga pesha shkaktohet veçanërisht nga humbja e lëngjeve përmes djersitjes. Zakonisht lëngjet e humbura në organizëm mund të zëvendësohen lehtësisht. T’i nënshtroheni një seance saune ka të mirat e veta: ju qetëson, e ndihmon organizmin të eliminojë helmet dhe të favorizojë largimin e acidit laktik, substancë që trupi e prodhon pas një sforcimi.

Gjinia e fetusit kuptohet nga forma e barkut
Jo. Një bindje popullore thotë që kur barku është lart, është vajzë, ndërsa kur është poshtë dhe i kërcyer, është djalë. Kjo është një nga bindjet më të gabuara. Probabiliteti për të gjetur gjininë e fetusit gjatë muajve të parë të shtatzënisë duke parë formën e barkut nuk i kalon 50 për qind.

Të ngrënit natën na dobëson
Jo. Sipas një studimi të “Oregon Health & Science University”, personat që hanë gjatë orëve të vona të natës nuk shtojnë në peshë. Por pavarësisht kësaj, të gjithë e dimë se një kalori mbetet e tillë në çdo orë të ditës dhe natës.

Pirja e ujit kur jeni të djersitur ju bën dëm
Jo. Të gjithë kur kemi qenë të vegjël jemi këshilluar nga gjyshja ose mamaja për rrezikun që na kanosej kur pinim ujë të ftohtë, ndërsa ishim të djersitur. Kjo është shumë e gabuar. Etja e madhe që ndihet pas aktivitetit fizik është treguesi i vetëm i organizmit që na lajmëron se jemi të dehidratuar. Nëse nuk do t’i vinim veshin kësaj “thirrjeje” shëndeti ynë do të rrezikohej seriozisht. Pini ujë me temperaturë ambienti, ose nëse keni shumë vapë, konsumoni ujë të ftohtë, por asnjëherë të ftohtë akull.

Komento