Larg duhanit dhe diellit për një lëkurë të lëmuar

Nëse përkujdeseni mirë për lëkurën tuaj, atëherë mund ta ruani për një kohë të gjatë shkëlqimin dhe butësinë e saj. Përkujdesja e vetëdijshme e lëkurës dhe një mënyrë e shëndetshme jetese vonon procesin e plakjes dhe parandalon problemet e lëkurës.

Dermatologu specialist në spitalin Medical Park të Goztepes, Dr. Xhan Xhengiz, theksoi se me ardhjen e pranverës lëkura ka nevojë për një përkujdesje të veçantë dhe të mbrohet nga dielli, cigarja dhe stresi.

Tek personat të cilët janë ekspozuar ndaj diellit në mënyrë të pavetëdijshme që në fëmijëri shfaqen njolla dhe një ngjyrë e çrregullt lëkure.

Dr. Xhan, pohoi se edhe cigarja shkakton ngushtimin e enëve të gjakut më pranë lëkurës dhe qarkullimi i gjakut rrjedhimisht pakëson ushqimin dhe oksigjenin për të cilin ka nevojë lëkura. Dr. Xhan tërhoqi vëmendjen duke theksuar se për të pasur një lëkurë të shëndetshme duhet të ushqehemi mirë.

Komento