Largoni rrudhat nga duart me këto tri metoda

Rrudhat në duar janë ndër shenjat e para të plakjes. Si të tilla, ato paraqesin siklet për shumë persona që ballafaqohen me to.

Ekzistojnë disa metoda të cilat janë mjaftë efikase për trajtimin e këtyre rrudhave dhe disa nga to po ua paraqesim më poshtë:
Patatet: Zgjedhja e parë dhe më e sigurta e cila fsheh rrudhat në duar është nëpërmjet patates. Ato janë të pasura me vitaminë C e cila është shumë e rëndësishme për shëndetin e lëkurës. Për më shumë, vetitë e saj kundër plakjes ju ndihmojnë për të eliminuar rrudhat. Së pari, piqni një patate të madhësisë mesatare dhe më pas bëjeni pure.

Shtoni 2 lugë të mëdha vaj ulliri, 2 lugë të mëdha mjaltë dhe shtoni pak qumësht, transmeton Indeksonline. Aplikojeni këtë maskë në duart 2-3 herë në javë dhe lëreni të qëndrojë për 15 minuta. Pastroni më pas duart me ujë të ngrohtë dhe sapunë të lëngshëm. Të bardhët e vezës: Për shkak të përbërjes së pasur me albumina dhe proteina, të bardhët e vezës është efikase për reduktimin e rrudhave, përmirësimin e elasticitetit etj.

Krejt çfarë duhet të bëni është që të merrni dy vezë dhe të ndani të verdhët nga të bardhët e saj. Më pas, shtoni një lugë të madhe mjaltë në të bardhët e vezës dhe përzieni mirë. Aplikoni këtë përzierje në duart tuaja duke përdor një brushë. Lëreni të qëndrojë për 15 minuta dhe më pas pastroni duart me ujë dhe sapunë..

Limoni dhe sheqeri: Limonët janë të mbushur me vitaminë C dhe acid citrik dhe janë mjaftë efektiv në trajtimin e rrudhave. Në anën tjetër, sheqeri është fantastik për rigjenerimin e lëkurës dhe largimin e qelizave të vdekura.

Përzini dy lugë të mëdha sheqer me lëng të freskët limoni nga gjysma e një limoni. Përzieni mirë përbërjen dhe më pas aplikojeni në duart tuaja. Më pas, bëni masazh duarve dhe në fund pastroni duart me ujë dhe sapunë.