Larja flokëve kusht për flokë të shëndetshme

Mos e veni shamponë në maje të flokëve, meqë mendohet se ai shkakton plasjen e tyre Flokët e metilosura mund të jenë pasojë e asaj se nuk i lani si duhet.

Dikush mund të thotë se nuk ka filozofi në larjen e flokëve, por në fakt ka. Larja e flokëve është njëri ndër parakushtet për flokë të shëndetshme dhe të dendura.

Gjëja e parë që duhet të bëni para çdo larjeje është krehja e flokëve, më pas vjen vendosja e shamposë, të cilin është më mirë ta veni në duar, e me duar në flokë. Por, mos e vendosni shamponë në maja të flokëve, meqë kjo është e dëmshme për to. Preferohet shpëlarja e flokëve me ujë të nxehtë, meqë ai më mirë i largon qelizat e vdekura. Para se ta veni shamponë, shpëlajeni mirë lëkurën e kokës.

Shumë prej nesh kemi shprehinë që ta mbledhim shamponë në majë të flokëve, me çka bëjmë keq, meqë flokët pas larjes do të kurthohen. Flokët gjithsesi duhet larë dy herë me shampo, meqë herën e parë vetëm pjesërisht largojmë ndotjen nga flokët, kurse herën e dytë i lajmë ato si duhet.

Pasi që t’i keni larë dy herë me shampo, flokët duhet t’i mbështillni me peshqir dhe t’i leni ashtu për disa minuta. Më pas duhet ta merrni regjeneratorin dhe ta veni në majë të flokëve. Nëse flokët ju bëhen shumë shpejt me yndyrë, atëherë regjeneratorin nuk duhet ta veni direkt në lëkurë të kokës.

Pastaj në kokë veni kapelën për dush dhe lejeni regjeneratorin që të veprojë për nja dhjetë minuta. Në fund flokët shpëlani mirë e mirë.

Komento