Lehtësojini dhimbjet e fytit me çaj sherbele dhe mjaltë

Një çaj i ngrohtë me sherbelë do t’ju ndihmonte shumë nëse keni dhimbje fyti. Ky lloj çaji lehtëson acarimin dhe inflamacionin në fyt.

Vetitë antibakteriale të çajit të sherbelës ndihmojnë gjithashtu në luftimin e ftohjes dhe shërimin e plagëve në fyt, duke ndaluar rritjen e baktereve të dëmshme në fyt.

Konsumimi i rregullt i çajit të sherbelës mund të rrisë gjithashtu humorin, lehtëson ankthin, përmirëson shëndetin oral, forcon kujtesën, lehtëson dhimbjet gjatëciklit menstrual, mbron zemrën, përmirëson tretjen etj.
Për të përgatitur çajin: Hidhni gjethe të freskëta të sherbelës (ose 1 lugë çaji gjethe të thara) në një filxhan me ujë të valuar. Lëreni të tretet për 5 minuta, më pas hiqni gjethet.

Shtoni pak lëng limoni dhe mjaltë për të rregulluar shijen dhe është gati për t’u pirë. Shënim: Sherbela nuk rekomandohet për gratë shtatzëna ose ato që po ushqejnë fëmijën me gji, si dhe ata që vuajnë nga epilepsia.