Lekure me yndyre? Make-up i duhur

Keni lekure me yndyre? Ne vere problemi theksohet edhe me shume, dhe vajzat qe deshirojne nje make-up perfekt duhet te lodhen per tia arritur.

Si tja beni? Per te eleminuar efektin e lucidimit nga fytyra, dhe per te bere qe make-up-i te duket i bukur dhe te zgjase, ndiqni disa keshilla te thjeshta. Fillimisht duhet te dini se nje nder gjerat me te rendesishme per femrat me lekure te yndyrshme, eshte kurimi.

Nese keni probleme me lekuren e yndyrshme duhet te perdorni nje krem te pershtatshem per problemin tuaj, per me teper eshte e keshillueshme te aplikoni maska te bera ne shtepi, per ta bere lekuren tuaj me te ndjeshme dhe me pak oleoze dhe te luciduar. Para se te kaloni tek make-up-i, perpiquni te mbyllni poret e epidermes duke shkrire nje aspirine ne nje gote uji.

Me nje pambuk te njome ne goten me aspirine perhapeni neper fytyre. Ne alternative, mund te kaloni nje kub akulli ne fytyre, dhe poret do te mbyllen. Ne kete pike, nuk ju mbetet gje tjeter se te zgjidhni make-up-in e duhur edhe ne vere, duke u perpjekur te mos ekzagjeroni! Evitoni fondotintat dhe tonet e syve ne forme kremoze, por perdorni nje shtrese te holle pudre, ne kete menyre fytyra juaj e yndyrshme do ti rezistoje vapes./ikub/