Lëngjet që ndihmojnë për një lëkurë më të mirë

Lëngu i mollësPini të paktën dy gota lëng molle çdo ditë. Lëngu mollës ka një nivel të lartë mineralesh dhe vitaminash, dhe kjo e bën atë ideal për një lëkurë të shëndetshme.

Lëng kajsie me boronicë
Kombinoni sasi të njëjta lëngu kajsie dhe boronice dhe shtoni pak mjaltë për shije. Pini një gotë çdo mëngjes. Sasinë tjetër të mbetur vendoseni në një vënd të freskët dhe pini nga një gotë pasdite dhe në darkë.

Lëngu i limonit
Lëngu i limonit është një prej kurave më të mira që mund të pini për shëndetin e lëkurës tuaj. Ai përmban shumë minerale të cilat ju ndihmojnë në eleminimin e mbeturinave acide. Lëngu limonit ndihmon në çrregullimet e mëlcisë, ul sasinë e akumuluar të mukusit, zvogëlon rrezikun e infeksioneve dhe ndihmon në pastrimin e lëkurës.

Lëngu portokallit dhe limonit
Kombinoni 3 pjesë të lëngut të potokallit me një pjesë të lëngut të limonit. Shtoni pak ujë dhe mjaltë dhe vendoseni në një vend të freskët. Pijeni lëngun gjatë ditës, nëse dëshironi të keni një lëkurë që shkëlqen.

Në përgatitjen e lëngjeve mundohuni të përdorni fruta të freskëta. Nëse nuk keni kohë ti shtrydhni vetë ato, lëngjet në kuti janë zgjedhja e dytë (por jo e rekomanduar) për një lëkurë të mirë.