Lëngu i shegës parandalon kancerin

Lëngu i shegës mund të ngadalësojë përhapjen e kancerit, ka treguar studimi i fundit.

Shegë ka kohë që njihet si fryt shumë i shëndetshëm, ndërsa tani është zbuluar se edhe lëngu i tij mund të parandalojë përhapjen e kancerit.

Shkencëtarët besojnë se ky fryt mund të ndalojë lëvizjen, e me këtë edhe përhapjen e qelizave të kancerit. Gjithashtu, shega parandalon bashkimin e qelizave të kancerit, të cilat përshpejtojnë përhapjen e sëmundjes, transmetojnë agjencitë.

Janë zbuluar përbërës të shegës, si acidet yndyrore, të cilat parandalojnë përhapjen e llojeve të ndryshme të kancerit, dhe shkencëtarët besojnë se lëngu i shegës mund të ketë efekt të ngjashëm, edhe te llojet e rënda të kancerit.