Lëngu i karotës ilaç për organizmin

Karota si ushqim i domosdoshëm për oganizmin e njeriut

Lëngu i karotës është një nga lëngjet më të pasura me vitamina si A, B, C, E dhe K dhe ndihmon funksionimin normal të gjithë organizmit.

Lëngu i karotës zhvillon tretjen, përmirëson oreksin dhe forcon dhëmbët. Gratë të cilat sapo kanë lindur dhe prodhojnë qumësht duhet të pinë shumë lëng karote, sepse qumështi nuk mjafton për të siguruar të gjitha elementet e nevojshme.

Dihet që karota është e dobishme për sytë, fytin dhe organet e frymëmarrjes. Për më tepër, pastron trupin duke ndihmuar në zbukurimin e lëkurës dhe duke e mbajtur të re. Mund të përdoret shumë mirë në trajtimin e akneve dhe lëkurës në përgjithësi.

Komento