Lëngu për trup vitale

Lëngu për trup vitalePije me vitamina ka përplot, kështu që mund të zgjidhni më të mirën që i përshtatet shijes suaj, por edhe nevojave shëndetësore.

Ju sjellim recetën për koktejin me vitamina, i cili përshpejton metabolizmin dhe është një aleat i mirë në krijimin e një linje vitale. Pos kësaj,shkaku i përbërësve është burim i mirë për vitamina që forcon imunitetin, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Për këtë koktej ju nevojiten:

– 1.5 deri 2 gota ujë të ftohtë

– 6 gota spinaq të grirë

– 5 gota sallatë të gjelbër të copëtuar

– 2 gjethe selino

– 1 mollë dhe një dardhë e copëtuar të paqëruar

– 1 banane

– 1 deri 2 lugë lëng limoni

Përgatitja:

Pastroni pemët dhe perimet, pos mollës dhe dardhës të tjerat i qëroni. Në ujë shtoni spinaqin dhe sallatën në blender. E përzieni derisa masa të bashkohet. Gradualisht e shtoni shpejtësinë, duke shtuar përbërësit e tjerë. Bananen dhe limonin i shtoni në fund.