Lëngu që shkrin dhjamin

LënguPo pra, mund t’u besoni syve tuaj dhe ta besoni atë që e keni lexuar. Ky lëng shumë i shëndetshëm do të duhej që pasi ta keni konsumuar, për një periudhë të caktuar kohore, t’jua shkrijë dhjamin e tepërt. Këtë e arrin falë përbërësve të recetës.

Ky lëng do të ndikojë që të keni edhe punë më të përshpejtuar të metabolizmit tuaj, por në anën tjetër do të keni edhe një organizëm të pastruar nga helmet e grumbulluara.

Ajo që është më e rëndësishmja në gjithë këtë proces, është që t’u përmbaheni rregullave dhe udhëzimeve të shënuara dhe ilaçin apo pijen shëruese ta konsumoni në mënyrë të rregullt, pa anashkalime dhe arsyetime që mund ta ngushëlloni veten tuaj. Rezultatet e para, nëse e përgatisni si duhet dhe sipas udhëzimeve, do të duhej të jenë të vërejtura hiç më larg se një muaj.

Përbërësit e nevojshëm:

Një gotë lëng portokalli

1/4 e gotës lëng limoni

1 lugë xhenxhefil të bluar

Një spec pikant (ose gjysmë luge piper), dhe

Dy kërcej selino (të madhësisë mesatare).

Përgatitja e lëngut:

Në fillim ajo që duhet të bëni është të siguroheni që përbërësit të jenë të pastër dhe të mos jenë të dëmtuar. Përzieni lëngun e shtrydhur nga portokalli, si dhe lëngun e shtrydhur nga limoni, pastaj shtoni edhe xhenxhefilin e gërryer, si dhe specin pikant të bluar. Nga gjithë kjo përzierjeje do të fitoni rreth 220 mililitra lëng. Më pas lëngun e zhvendosni nëpër kavanoz prej qelqi, ndërsa që lëngut ia shtoni edhe kërcejtë e selinos. Selinon duhet ta konsumoni në mënyrë paralele, derisa në anën tjetër ta konsumoni lëngun. Çdo ditë midis shujtave përgatitni rreth tri gota të tilla, që ndryshe njihet edhe si “lëngu që shkatërron dhe shkrin dhjamin”, por, nëse vendosni që paraprakisht të përgatisni më shumë lëng të tillë, atëherë duhet ta ruani në frigorifer.