Lëngu që shkrin kilogramët

Lëngu që shkrin kilogramëtLufta me peshën e tepërt kurrë nuk ka qenë më e lehtë. Po kjo është e vërtetë, humbja e peshës nuk është më e lodhshme pikërisht për shkak të këtij eliksiri.

Vetëm disa gllënjka nga ky lëng, 20 minuta pas ushqimit, do t’ju ndihmojë të shkrini më shumë se gjysmën e kalorive që keni marrë gjatë një vakti. Ju duhet një grejpfrut i madh dhe një lugë gjelle mjaltë.

Përgatitja: Ftohni grejpfrutin në frigorifer. Copëtoni atë përgjysmë dhe hiqni tulin me një lugë. Vendosni tulin e frutës dhe mjaltin në një mikser derisa të fitoni një përzierje homogjene. Ky kombinim i mrekullueshëm përmban likopene, e cila ndihmon organizmin në luftën kundër toksinave, transmeton “Zëri.info”.

Grejpfruti përmban një shumëllojshmëri të vlerave ushqyese që ndihmojnë për t’u përballuar me ftohjet dhe ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Gjithashtu, grejpfruti është i pasur me vitamina C, A, B, D, E dhe minerale të tilla si: magnez, zink, fosfor dhe bakër, kështu që humbja e peshës nuk është arsyeja e vetme pse duhet përfshirë këtë eliksir në menynë tuaj. Megjithatë, të jeni të kujdesshëm në qoftë se jeni duke marrë ilaçe, pasi grejpfruti mund të forcojë veprimin e barnave të caktuara.

Komento