Lëreni 5 minuta në flokë këtë përzierje dhe thuajini lamtumirë flokëve gri

Thinjat janë një problem për shumë zonja, të cilat do të donin ta shtynin në kohë daljen e tyre. Shumë njerëz të famshëm në fakt janë përballur me këtë problem, por nëse shumë prej tyre i kanë problem thinjat, disa prej tyre nuk e kanë konsideruar si të tillë. Jennifer Lopez është një shembull.

Ajo i tha revistës ‘People’ se ajo pa thinjat e saj të dilnin që në moshën 20 vjeçare, por nuk e kishte problem këtë gjë. Ne ju propozojmë një përzierje, që duke e lënë 5 minuta në flokë mund t’u thoni lamtumirë flokëve gri. Përveç kësaj përzierjeje, ja edhe një tjetër mënyrë se si mund të përgatisni një ushqim që duhet ta konsumoni çdo ditë, për të maskuar më së miri flokët e thinjura.

Përbërësit:

3 thelpinj hudhra organike
1 kg mjaltë organik
4 limona organike (të paqëruar )
200 ml vaj organik liri

Përgatitja:
Prejeni në feta limonin dhe hudhrën dhe vendosini në një tas. Shtoni mjaltë dhe vaj liri. Përzieni të gjithë përbërësit mirë. Mbani në një kavanoz qelqi në frigorifer.

Si ta përdorni:
Hani 1 lugë gjelle para një vakt, dy herë në ditë. Nuk do të keni më probleme me flokët e thinjura dhe do të ndiheni më mirë.
Këtë e kanë provuar edhe njerëz të famshëm

Përbërësit:
5-6 patate
Gjysmë litër ujë
Tas

Përdorimi:
Qëroni patatet fillimisht dhe lëkurat hidhini në një tenxhere të madhe dhe derdhni brenda ½ litër ujë. Jepni një valë për 20-30 minuta në temperaturë të mesme. Kullojini lëkurat nga lëngu dhe lëreni të ftohet para se ta aplikoni te flokët tuaja.
Lajini flokët normalisht hidhni edhe këtë lëng patatesh dhe thani flokët. Përsëriteni trajtimin 2-3 herë në javë.