Lëvorja e limonit, ilaç për dhimbje

Lëvorja e limonit, ilaç për dhimbjeLëkura e limonit mund të ndihmojë në shërimin e dhimbjeve dhe plagëve

Konsumimi i limonit në mënyrë të rregullt mund të ndihmojë në funksionimin e mirë të mëlçisë, stomakut, zorrëve dhe të gjithë sistemit imunitar.

Limoni shërben edhe si një qetësues shumë i mirë i dhimbjeve të kyçeve, lëkura e tij mban mikrobet larg dhe gjethet e tij trajtojnë temperaturën në mënyrë shumë efektive.

Lëkura e limonit është shumë e mirë për qetësimin e dhimbjeve të vazhdueshme të kyçeve.

Përgatitja e tij për plagë është e thjeshtë: Vendosni lëkurat e limonit në një kavanoz qelqi dhe më pas shtojini vaj ulliri. Mbylleni kavanozin dhe lëreni ashtu për 2 javë. Pasi të ketë kaluar kjo kohë, ai do të jetë gati për përdorim. Vajin mund ta aplikoni në vendin ku ndjeni shqetësime dhe lëreni ashtu për një natë.

Pastaj, e grini pjesën e verdhë të lëkurës së limonit duke e lënë për 2 orë. Në mënyrë që përgatitja të ketë sa më shumë efekt, këshillohet që të përdoret edhe fasho gjatë vendosjes së masës.

Komento