Limon dhe vaj ulliri për thonjë të fortë

thonjteMbase gjithmonë keni menduar se është e pamundur që thonjtë tuaj të forcohen me ndihmën e disa ingridientëve që keni në shtëpunë tuaj. Por sot do t’ju sugjerojmë një sekret se si të keni thonjë të fortë me ndihmën e limonit dhe me ndihmën e vajit të ullirit.

Marrim një limon dhe  e shtrydhim, i shtojmë disa pika vaj ulliri dhe masën e përgatitur e përziejmë.

Thonjtë duhen të jenë të pastër nga çdo papastërti, nëse i keni të lyer me manikyr ju sugjerojmë ta hiqni.

I zhysim thonjtë në këtë masë për 10 minuta. Çdo ditë nga 10 minuta sikur t’i kushtoni thonjëve tuaj pas tre javësh do të vini re diferencën tek thonjtë tuaj. Ato nuk do t’ju thyhen më dhe do jenë shumë të bardhë.

Komento