Limoni, sherbela dhe mjalti për buzë të bukura

Qumështi dhe vezët

Këndet e pëlcitura të buzëve janë pasojë e mungesës së vitaminës B2, që mund ta gjeni në vezë dhe në prodhimet e qumështit. Gjysmë litër qumësht e mbulon gjysmën e nevojave ditore për këtë vitaminë.

Kamomili

Kamomili në mënyrë të dobishme ndikon në ulcerat e thella në buzë. Ziejeni një çaj nga gjethet e kamomilit dhe pritni të ftohet. Pastrojini buzët me të katër herë brenda ditës.

 Homeopatia

Në homeopati përdoren sasi të vogla të zhivës, e cila zbut pezmatimin e mukozës së gojës.

 

Limoni

Do të donit që buzët t’i keni të kuqe, e të mos e përdorni buzëkuqin? Provojeni këtë fshehtësi. Kafshojeni limonin dhe mbajeni ashtu për disa sekonda. Në dy orët e ardhshme buzët do të kenë ngjyrë të bukur.

 

Sherbela

Është shumë e dobishme kundër lëndimeve dhe mishit të dhëmbëve, ngase i dezinfekton plagët. Zini një çaj nga sherbela, pritni të ftohet dhe katër herë brenda ditës nga dy minuta pastrojini buzët dhe gojën.

 Mjalti

Mjalti është pajisje për buzët e buta. Vendosni një shtresë të hollë të mjaltit dhe lëreni të ndikojë për disa minuta.